Aksident në Sarandë – Gjirokastër, shoferi i dehur përfundon me makinë në kolektor (FOTO + VIDEO)

16:26, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident është shënuar në aksin Sarandë – Gjirokastër pasditen e sotme. Automjeti i markës  “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar  në kolektorin e ujit, në afërsi të fshatit Bistricë

Kalimtarë të rastit, i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit duke e shpëtuar. Shoferi Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco