SYRI TV/ Fluks automjetesh në pikën kufitare në Kapshticë, ja sa shënohet numri i hyrjeve dhe daljeve

15:27, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pika e kalimit kufitar në Kapshticë përballet me një fluks të madh automjetesh. Bëhet me dije se dhjetra makina që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë doganë.

Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të reduktuar radhën e gjatë të kalimit të makinave. Ndërkohë, sa i përket hyrjeve dhe daljeve në këtë pikë kufitare, deri në datën 8 gusht në Kapshticë kanë hyrë 6242 shtetas dhe kanë dalë 3557 shtetas.

Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, në sportele po punohet me procedurë të përshpejtuar. Nga ana tjetër, pala greke ka hapur 4 sportele në dalje për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që po kthehen për pushime në atdhe.

Kjo situatë ka ndikuar në krijimin e fluksit të lartë në këtë doganë. Ndërkohë, në pikën kufitare në Qafë Thanë raportohet se numri i hyrjeve ka arritur shifrën deri në 5248 shtetas dhe kanë dalë 5073 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco