Një 27-vjeçar mbeti i plagosur në këmbë, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit në zonën e njohur si “Zona e Treshit” në Tiranë. Ngjarja, e ndodhur për motive të dobëta, çoi në identifikimin e katër autorëve të dyshuar.
Tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa një 35-vjeçar është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar një automjet dhe disa sende të tjera të vlefshme për hetimin. Vijon puna për gjetjen e armës së krimit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
U arrestuan shtetasit Bekim Nikolli, 47 vjeç dhe Alfred Lleshi, 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.
Identifikohen 4 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, shpallet në kërkim një tjetër.
Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 27-vjeçari.
Sekuestrohen 1 automjet, që dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe sende të tjera të kundërligjshme të vlefshme për hetimin.
Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim shtetasi R. Ç., 27 vjeç, i plagosur me armë zjarri në këmbë, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe në drejtimin e Prokurorisë kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.
Në vijim të veprimeve për këtë rast:
U arrestuan shtetasit Bekim Nikolli, 47 vjeç dhe Alfred Lleshi, 42 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”;
u arrestua shtetasi Ibrahim Kupa, 51 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
u shpall në kërkim shtetasi S. N., 35 vjeç.
Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit Bekim Nikolli, Alfred Lleshi. dhe S. N., gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin R. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasi Ibrahim Kupa ka rezultuar se nuk ka kallëzuar ngjarjen, duke u bërë pjesë e hetimit.
Gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe shtetasi G. Sh., 42 vjeç, që ndodhej në shoqërinë e të plagosurit.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net