Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat e fshatit Sejmenas, në njësinë administrative Fier-Shegan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ullishte dhe sipërfaqe me shkurre.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë, ndërsa situata mbetet shqetësuese pasi zjarri është përhapur fare pranë banesave.
© SYRI.net