Dy persona me plagë të shkaktuara me mjet prerës janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:40.
Sipas burimeve paraprake i lënduar është Albion Majaci, 28 - vjeçar nga Fieri , dhe Loni Seitaj nga Patosi, të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin.
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, dhe nese dy të lënduarit kanë lidhje me të njëjtin sherr. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e situatës ndërsa spitali është blinduar me policë.
Fier/Informacion paraprak
"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt"
© SYRI.net