Nga trafiku te përdorimi i kokainës/ Policia përfshihet në një tjetër skandal, ja pse u anuluan testet e drogës

Nga trafiku te përdorimi i kokainës/ Policia përfshihet në një tjetër skandal, ja pse u anuluan testet e drogës

11:56, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nuk ndalen skandalet në Policinë e Shtetit.

Pas rastit të një polici që dhunoi barbarisht një kamerier në Vlorë, tani vijnë pamjet shokuese të një efektivi policie që thith kokainë.

Pamjet u publikuan nga portali JOQ. Pas tyre, reagoi zyrtarisht edhe policia, e cila pranoi skandalin në fjalë.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike, dhe me pretendimin se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë nuk ka reaguar, sqarojmë opinionin publik se: Shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit”, thuhet në një njoftim.

Por ndërsa policia po lan gojën me një deklaratë të tillë, problemi i konsumit të drogës nga efektivët e policisë është shqetësues.

Për këtë arsye, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pati kërkuar vendosjen e testit të drogës për efektivët e policisë.

Por për shkak se kokaina është shumë e përhapur në vend, shumë prej policëve fillimisht i shpëtuan testit, për shkak se droga pastrohej më shpejt nga gjaku.

Analizat më të thelluara për këtë çështje u refuzuan dhe më pas vetë iniciatori i kësaj nisme, Gledis Nano, u shkarkua.

Testi i drogës në polici mbeti më shumë se një iluzion.

Sigurisht vendimi për ndërprerjen e tij ka qenë i qëllimshëm.

Kjo për shkak se gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës është rritur në mënyrë të frikshme përfshirja e policisë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Gjatë operacioneve të ndryshme janë kapur pjesëtarë të forcave speciale, patrullës dhe policisë kriminale.

Policët u kthyen në shpërndarës dhe trafikues dhe një pjesë e mirë u kthyen vetë në përdorues të drogave të forta.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco