Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

Aksident i rëndë në Fier/ Dy automjete përplasen pranë Zharrëzës dhe përfundojnë në kanal

10:54, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Rroskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë e përplasjes, kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Gjendja e tyre shëndetësore mbetet ende e paqartë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Përplasen dy automjete në afërsi të Zharrzës e përfundojnë në kanalin anps rrugës, dy të lënduar.

Aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier– Rroskovec  pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco