Lajmi i fundit

LIVE/ Ndërtimi i resortit turistik në Velipojë, banorët e Rjollit dalin sërish në protestë

Gruaja e zhdukur prej një jave, policia asnjë gjurmë për gjetjen e 48-vjeçares! Dyshohet për vrasje…

Gruaja e zhdukur prej një jave, policia asnjë gjurmë për gjetjen e 48-vjeçares! Dyshohet për vrasje…

09:28, 29/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës.

Policia po heton prej të paktën katër ditësh kur u bë edhe denoncimi për shkak të largimit të saj si pasojë dhunës nga bashkëshorti.

Për këtë qëllim më 26 korrik Policia e Kukësit njoftoi se u arrestua 58-vjeçari I. Sh, derisa ngjarja të zbardhet plotësisht.

Gruaja, u raportua e larguar nga banesa dhe që prej asaj dite nuk është parë më.

Burime policore bëjnë të ditur se dyshohet se largimi i saj ka ardhur si pasojë e dhunës në familje nga bashkëshorti, ndërsa në hetime nuk përjashtohet as pista e një krimi. Në terren, kërkimet vijojnë pa ndërprerje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco