Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon marshimi protestë, mijëra thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

Aksident në Lungomare/ 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

Aksident në Lungomare/ 70-vjeçari përplas këmbësoren në vijat e bardha

10:05, 05/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalimi për këmbësorë, ku një automjet tip Renault, i drejtuar nga një 70-vjeçar, ka përplasur një grua rreth 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Deri në këto momente, nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprimet procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco