Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd–Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një mjet që kishte pësuar më herët një defekt gjatë lëvizjes. Gjatë transportimit, ai është aksidentuar, duke shkaktuar vështirësi dhe kufizim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e plotë të aksidentit.
© SYRI.net