Nuk ka të ndalur diskriminimi në investime i Durrësit të ri, madje dhe kur ato bëhen mbeten investime elektorale, pra të pjesshme ose gjysmake.
Kjo shtyllë në një rrugicë në rrugën Shëm Çezari është dëshmia më e qartë e degradimit të asfaltit elektoral.
Fotot e mbërritura nga banorët në Syri Tv nuk kanë nevojë për shumë koment.
Ndërkohë kritike mbetet situata në Rrugën “Azem Hajdari” ku punimet janë ndërprerë, kanalizimet e ujërave të zeza janë lënë në gjysmë, ndriçimi dhe tabelat nuk janë bërë as në 3D.
Për shkak të mungesës së sinjalistikës nuk kanë munguar aksidentet e rënda rrugore.
© SYRI.net