Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Lirohet nga qelia ish shefi i policisë që bashkëpunonte me trafikantët e drogës: ‘Është sëmurë’ Haki Hasanbegaj

Lirohet nga qelia ish shefi i policisë që bashkëpunonte me trafikantët e drogës: ‘Është sëmurë’

16:25, 05/06/2017
A+ Aa A-

Pas 4 muajsh në qeli, është liruar ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Haki Hasanbegaj. Gjykata e krimeve të rënda i ndryshoi masën e sigurisë nga ajo e “arrestit me burg” në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.

Sipas vendimit të gjykatës, Hasanbegaj ka probleme shëndetësore dhe se lirimi i tij nga burgu nuk rrezikon marrjen e provave për organin e procedurës. Për ndryshimin e masës mësohet se ishte dakord edhe përfaqësuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Ish shefi i rendit në drejtorinë e policisë së Vlorës, Haki Hasanbegaj u arrestua në shkurt të këtij viti me akuzën e kultivimit të lënde narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi sipas hetimeve, lejonte dhe favorizonte me vetëdije kultivuesit e drogës në zonën e Tepelenës dhe Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco