FOTO+EMRI/ Dje doli nga burgu prej amnistisë, sot kryen vjedhjen e radhës

FOTO+EMRI/ Dje doli nga burgu prej amnistisë, sot kryen vjedhjen e radhës

18:08, 25/04/2024
A+ Aa A-

Ardian Isufi, pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës kërkohet nga policia për vjedhje.

I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë ‘gjahu’ i tij ka qenë një mjet Ford Fiesta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës ‘Raqi Qirinxhi’ pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiesta që kalonte në aksin rrugor Korçë- Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policinë që tashmë është në kërkim të tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco