Përfitoi nga amnistia, Sokol Sinomati arrestohet sërish disa orë pas lirimit

Përfitoi nga amnistia, Sokol Sinomati arrestohet sërish disa orë pas lirimit

12:47, 25/04/2024
A+ Aa A-

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën. Burime bëjnë me dije se ai ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës një ditë më parë.

Por pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës kanë shkuar në banesë dhe e kanë arrestuar përsëri. Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.

Burimet shprehen se urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën "Buzëderri"’, ish pjesëtar i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s.

I larguar nga Shqipëria në 2017-n, ai ndodhej në burg pas arrestimit të tij në vitin 2021 në Belgjikë për çështje droge.

Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco