Banditët e Ballës në shërbim të Veliajt, kapos së 5 ‘D’: Presione për të dekurajuar protestuesit anti-korrupsion

Banditët e Ballës në shërbim të Veliajt, kapos së 5 ‘D’: Presione për të dekurajuar protestuesit anti-korrupsion

22:59, 19/04/2024
A+ Aa A-

Persona pa uniformë, por që sillen si policë të Taulant Ballës, prej paradites së të premtes janë në shërbim të Erjon Veliajt, kapos së ‘5D’. E ndërsa në orët e paradites, gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohej largimi i Erjon Veliajt nga zyra e Kryebashkiakut, civilë pa shenja dalluese provokonin, fotografonin e filmonin pjesëmarrësit në protestë, në mbyllje të saj u tentua rrëmbimi i qytetarëve, në mes të rrugës, pikërisht nga njerëzit anonimë që ngjajnë më shumë me banditë për sjelljen e tyre.

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, nga tubimi qytetar që u mbajt në orët e mbrëmjes , tha se dy të rinj, janë shoqëruar në komisariatin nr 1 në Tiranë.

Ai paralajmëroi Taulant Ballën se do të mbajë përgjegjësi personale për çdo veprim anti-ligjor ndaj qytetarëve.

“Tre aktivistët e FRPD Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe kryetari i FRPD 2 Dardan Bardhi të rrëmbyer nga Policia Politike e Taulant Ballës po mbahen padrejtësisht të arrestuar në Komisariatin numër 1 në Tiranë.

Do përgjigjeni personalisht dhe penalisht për çdo akt dhune ndaj tyre.

Krimi i vetëm i tyre është se protestuan kundër uzurpimit të Bashkisë Tiranë nga Bosët e kompanisë 5D që vidhnin me firmën e tyre 100% të fondeve për t'i kaluar tek kompanitë e tyre private.

Kamikazët e Ballës në polici të veshur civilë dhe truproja të krimit të ndalin agresionin ndaj të rinjve të FRPD”, shkruan Xhaferri në reagimin e tij.

Por duket se banditët e Ballës në orët e mbrëmjes kanë zgjedhur të terrorizojnë ata që guxuan të protestojnë kundër një hajduti si Erion Veliaj.

Sipas raportimeve, në banesat e protestuesve, kryesisht të rinj, kanë shkuar forca policore, që ushtrojnë presione. Qëllimi është i qartë: të frikësojnë këdo që ngrihet kundër korrupsionit të një kryebashkiaku i kapur në vjedhje, me një skemë mafioze.

Arrestimet dhe shoqërimet e të rinjve janë kthyer në një mjet presioni për të dekurajuar të rinjtë për mos marrë pjesë në protesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco