EMRI/ I gjendet celular në dhomë, e pëson i riu në burgun e Drenovës

EMRI/ I gjendet celular në dhomë, e pëson i riu në burgun e Drenovës

10:52, 19/04/2024
A+ Aa A-

Gjatë kontrollit të Shërbimit Kombëtar të Burgjeve në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Korçë, është zbuluar se një nga shtetasit që po mbahej në paraburgim, kishte në dhomë një telefon celular.

Shtetasi Fransi Avdiu ishte arrestuar për veprën penale “Shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më date 19.04.2024, në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri: Fransi Avdiu, i paraburgosur për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, pasi:

Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular iPhone.

Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco