EMRI/ Arsenal armësh në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër

EMRI/ Arsenal armësh në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër

14:31, 18/04/2024
A+ Aa A-

Policia ka finalizuar një operacion në Shkodër ku është arrestuar në flagrancë një 46 vjeçar.

Në banesën e 46 vjeçarit janë sekuestruar 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio policie, një palë dylbi dhe municion luftarak.

Në pranga ra shtetasi Nik Lami, teksa në videon e shpërndarë nga policia shihet se një pistoletë ka përfunduar në shapka. 

Njoftimi i policisë:

Shkodër
Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Forca Kombëtare e Sigurisë finalizuan operacionin e koduar “Double”.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesë, disa armë, është finalizuar operacioni, gjatë të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi N. L., 46 vjeç, banues në fshatin Xhan.

Nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco