Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari

Himarë, po ndërtonte pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh, arrestohet 38-vjeçari

12:24, 15/04/2024
A+ Aa A-

Një 38-vjeçari është arrestuar nga policia, pasi po ndërtonte një objekt pa leje në tokën e një shtetasi tjetër në plazhin e Livadhit në Himarë.

Gjithashtu, është proceduar penalisht një 60-vjeçar që ishte punësuar nga i arrestuari për të kryer punime.

NJOFTIMI ZYRTAR
Përmes inteligjencës policore, shërbimet në Komisariatin e Himarës zbuluan rastin e 38-vjeçarit E.C., banues në Tiranë, që po ndërtonte në tokën e një shtetasi tjetër në Livadh të Himarës.

Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa nisi procedimi penal për R.Q., 60 vjeç, i cili kryente punimet në llogari të 38-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë. 

Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij.    

Objekti që po ndërtohej ishte një strukturë metalike, për të cilën pronari i tokës nuk dhënë miratimin e tij. ndërkohë vijojnë kontrollet dhe monitorimet për goditjen e rasteve të tjera të ngjashme të krimeve ndaj mjedisit.

Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco