Shkaktoi aksidentin e 3-fishtë në Shëngjin duke plagosur 2 persona, arrestohet shoferi i dehur

21:48, 14/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ndodhi paditen e kësaj të diele në Shengjin në afërsi të zonës së njohur si “Lapidari”.

Tre makina u përfshinë në aksident dhe për pasojë mbetën të lënduar 3 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë vetëm 10 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera, policia ka arrestuar një 63-vjeçar nga Lezha. Ai drejtonte makinën e tij tip Benz në gjendje të dehur dhe është përplasur me dy makina të tjera.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco