VIDEO/ Aksidenti me 8 të vdekur në Vjosë, makina e shkatërruar totalisht. Lëvizte me 180 km/h

08:08, 02/04/2024
A+ Aa A-

Shoferi nga Shkodra që po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet ka humbur kontrollin e automjetit.

Ai me shpejtësi dyshohet se ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka humbur kontrollin e mjetit ‘Benz’.

Më pas mjeti ka përfunduar në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, ku ai bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta humbën jetën.

Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h.

Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco