Aksident tragjik buzë lumit Vjosë, nga rrëshqitja e makinës humbin jetën tetë persona Foto nga vendi i aksidentit

Aksident tragjik buzë lumit Vjosë, nga rrëshqitja e makinës humbin jetën tetë persona

07:13, 02/04/2024
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi se një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin Këlcyrë - Përmet. Automjeti me tetë persona ka rënë në brigjet e lumit Vjosë. Të gjithë kanë humbur jetën. Shoferi i automjetit është nga Shkodra, kurse shtatë pasagjerët dyshohet se janë klandestinë të huaj, që kalojnë ilegalisht nëpër Shqipëri me synim shtetet e BE-së.

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet:

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco