SYRI TV/ Fermerët e Lushnjës drejt braktisjes së tokës: Mungon tregu për eksport

15:10, 29/03/2024
A+ Aa A-

Bujqit e Lushnjës ngrenë shqetësimin se produktet e prodhuara prej tyre po i shesin nën kosto.

Sipas tyre, pamundësia për t’i tregtuar prodhimet e tyre jashtë vendit po i çon drejt falimentit.

Fermerët thonë se tashmë kanë nxjerrë në treg trangullin e serave, por për shkak të mbiprodhimit, çmimi i tij ka rënë nën 40 lekë për kilogram.

Problem për fermerët është edhe abuzimi me çmimin nga tregëtarët fundor të cilët i rrisin çmimet në mënyrë fiktive.

SYRI TV

Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjes dhe kryesisht të njësisë administrative Hysgjokaj aktivitetin bujqësor e kanë të shtrirë në kultivimin e perimeve në sera diellore.

Prej 20 ditësh fermerët e fshatit Çanakaj në Hysgjokaj kanë nisur të tregtojnë trangullin e hershëm. Aktualisht një kg trangull në tregun e shumicës po shitet me 30 deri në 40 lekë.

Por ky cmim sipas fermerëve është i ulët pasi kostot për t'i prodhuar këto perime kanë kosto të lartë.

Mungesa e orientimit të fermerëve si dhe mungesa e kontratave paraprake me pikat e grumbullimit apo edhe tregtarëve është një fenomen që përsëritet çdo vit.

Të gjendur në kushte të tilla fermerët thonë se do të braktisin toka dhe do të emigrojnë.

Ndërkohë fermerët ankohen se tregëtarët në zonat urbane po abuzojnë me çmimet, duke bërë që një sasi e madhe e prodhimit të shkojë dëm për shkak të çmimit të lartë dhe pamundësisë për ta blerë atë nga qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco