Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Mësuesi hyri në punë pa raport mjekësor, nisin hetimet për drejtoreshën dhe ish drejtorin e shkollës

Mësuesi hyri në punë pa raport mjekësor, nisin hetimet për drejtoreshën dhe ish drejtorin e shkollës

12:36, 29/03/2024
A+ Aa A-

Kanë nisur hetimet në lidhje me drejtoreshën dhe ish drejtorin e një shkolle 9-vjeçare në Shkodër.

Policia njofton se mësuesi i matematikës në këtë shkollë është punësuar si mësues matematike në këtë shkollë, pa dorëzuar raportin mjekësor që tregon aftësinë për punë.

Nisin hetimet edhe për mjeken e zonës e cila ka lëshuar një raport që e vlerësonte të aftë për punë mësuesin, pavarësisht se ai është i diagnostikuar me sëmundje mendore.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit R. S., 48 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re dhe Gj. D., 66 vjeç, ish-drejtor i kësaj shkolle, sepse pas informacioneve të marra nga emisioni investigativ “Fiks Fare” dhe verifikimeve të kryera në shkollën 9-vjeçare të fshatit Grudë e Re, Shkodër, ka rezultuar se shtetasi R. M., 59 vjeç, banues në Shkodër, është punësuar si mësues matematike në këtë shkollë, pa dorëzuar raportin mjekësor që tregon aftësinë për punë. Gjithashtu, për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, edhe për shtetasen D. K., 45 vjeçe, me detyrë mjeke e zonës, pasi më datë 20.03.2024, ka lëshuar një dokument që tregon se shtetasi R. M. është i aftë për punë, pavarësisht se ai është i diagnostikuar me sëmundje mendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco