EMRAT/ Gjobëvënia: 68-vjeçari merret peng nga një burrë e një grua

EMRAT/ Gjobëvënia: 68-vjeçari merret peng nga një burrë e një grua

09:17, 28/03/2024
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përfitimi” janë arrestuar 2 persona të cilët morën peng një 68-vjeçar në Elbasan.

Ka qenë 68-vjeçari ai që ka kallëzuar në polici se për motive të dobëta 2 persona e kishin marrë peng për disa minuta në një makinë, si dhe ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash.

Pas kallëzimit të tij, policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët e dyshuar të rastit, 57-vjeçarin Resmi Karaj, banues në Peqin dhe 47-vjeçaren Pranvera Sefa, banuese në Belsh.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco