Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Fati i Ervis Martinajt, kryepolici i Tiranës: Ka informacione dhe pista që…

Fati i Ervis Martinajt, kryepolici i Tiranës: Ka informacione dhe pista që…

22:55, 27/03/2024
A+ Aa A-

Tonin Vocaj, kreu i Policisë së Tiranës, nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje mbi fatin e Ervis Martinajt.

Vocaj tha se sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ulet probabiliteti për të gjetur prova lidhur me një ngjarje kriminale.

Në emisionin Top Story, Vocaj u pyet me rastin e Martinajt, i shpallur i zhdukur,  ndërsa kryepolici i Tiranës tha se për rastin konkret ka një grup të posaçëm në polici që po e ndjek këtë çështje.

“Ka pasur informacione dhe pista që po hetohen.

Policia do të informojë publikun sapo të ketë rezultate. Por nuk mund t’i kërkohet Policisë dhe Prokurorisë që detyrimisht duhet të zbulohen 100% të gjitha ngjarjet e rënda, por duhet t’i afrohet 90%. Në vendin tonë zbulohen në masën 85 deri në 90%. Por sa më shumë largohesh nga dita e ngjarjes, probabiliteti për të siguruar prova, ulet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco