Aksidenti me vdekje, 50-vjeçari u përplas nga një ‘Range Rover’

Aksidenti me vdekje, 50-vjeçari u përplas nga një ‘Range Rover’

22:34, 27/03/2024
A+ Aa A-

Një 50-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në Fier.

Aksidenti ku mbeti viktimë shtetasi Dritan Gjinaj, 50 vjeç, ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco