VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier

21:53, 27/03/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur ‘ Kryqëzimi i Grecallisë.

Një këmbësor është goditur nga një automjet tip ‘ Fuoristradë’ duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco