Drogë nga Shqipëria/ Goditet rrjeti i trafikantëve në Kalabri, 11 të arrestuar

Drogë nga Shqipëria/ Goditet rrjeti i trafikantëve në Kalabri, 11 të arrestuar

10:01, 26/03/2024
A+ Aa A-

Një operacion është zhvilluar sot në Vibo Valentia komunë në rajonin e Kalabrisë për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për persona të akuzuar si të përfshirë në trafik droge.

11 të dyshuarit akuzohen për transport, shitje dhe transportim të  sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash.

Masat e arrestit janë vijim i një operacioni të mëparshëm të zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos si dhe për rrjetet e furnizimit të drogës, të ardhura edhe nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco