U kap me dy mina me telekomandë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 24-vjeçarin

U kap me dy mina me telekomandë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 24-vjeçarin

09:28, 26/03/2024
A+ Aa A-

24-vjeçari nga Fushë-Kruja, i cili u kap me dy mina me telekomandë duke i transportuar drejt Lezhës, do të qëndrojë në burg pa afat.

Arkil Selimi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në Burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arkil Selmi nga Fushë-Kruja u arrestua të premten, 22 mars, nga Policia e Lezhës në afërsi të Milotit dhe gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale kundrejt shumave të parave që variojnë nga 1500 deri në 2500 euro, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco