SYRI TV/ Shpërthimi në Lushnje ‘shkatërron’ banorët e zonës - rrëfimi me lot në sy i të dëmtuarëve

14:32, 02/03/2024
A+ Aa A-

Banorët që jetojnë në afërsi të biznesit të deputetit Bujar Çela, ku ndodhi shpërthimi tragjik në Lushnjë, kanë rrëfyer jo vetëm momentet e tmerrit që përjetuan, por edhe pasojat e dëmeve materiale në banesat e tyre. Ata bëjnë thirrje që autoritetet të ndërhyjnë menjëherë dhe të dëmshpërblehen pasi është shkatërruar mundi i tyre i jetës.

Nga SYRI TV

Me lot në sy, banorët në Lushnjë, përveç tmerrit që përjetuan nga shpërthimi fatal në biznesin e deputetit Bujar Çela, rrëfejnë edhe dëmet kolosale që pësuan banesat e tyre.

Një nga banorët tregon se si mori rrugën nga Greqia menjëherë për në shtëpi pasi mësoi ngjarjen, nga meraku se nuk kishte informacion për familjen pasi linjat i internetit ishin ndërprerë.

Banorë të tjerë rrëfejnë se të ardhurat e tyre të pakta nuk iu dalin për shpenzime jetike, ndërsa tashmë do të duhet të përballen edhe me një situatë të tillë, ku i bëjnë apel pushterit qendror dhe vendor të marrë masa për dëmshpërblim.

Në orën 15:00 të së shtunës bëhet përcjellja për në banesën e fundit e dy viktimave, baba e bir, Roland e Elidion Hoxha, familja e të cilëve hapi dyert e mortit.

Mes pikëllimit banorët e kanë të vështirë të flasin pasi ndihen të shokuar nga pasojat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco