Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija/ Detaji që ngre dyshime mbi krimin

Ky është 49-vjeçari që u vra nga e bija/ Detaji që ngre dyshime mbi krimin

09:45, 23/02/2024
A+ Aa A-

Detaje horror kanë dalë në dritë nga vrasja në Durrës këtë të premte. 

Sipas informacioneve, viktima Pëllumb Meta ishte tip shumë autoritar në familje dhe askush prej tyre nuk guxonte t’i kthente fjalën.

Dyshohet se brenda familjes kishte dhunë nga kryefamiljari.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, kasollja e lopës së familjes Meta, rezulton se kufoma ka qenë e mbështjellë dhe e groposur me kujdes.

Veprime që dëshmojnë se nuk mund t’i bënte e vetme dhe në gjaknxehtësi e sipër vajza Hygerta Meta, e cila ka marrë përsipër krimin.

Policia gjeti pas 10 ditësh kërkime trupin e pajetë të 50-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij, dhe pas hetimeve ka zbuluar se ai është vrarë nga e bija.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta.

Mësohet se babai i saj (viktima), punonte si roje te tregu i makinave në Nishtulla.

Vajza ishte studente në vit të parë në Universitet, ndërsa dyshohet se ka patur lidhje me një djalë, çka sipas deklarimeve e ka kundërshtuar i ati që donte ta fejonte me një tjetër.

Ajo ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive që i ka bërë vendimit të të atit, ai nuk është tërhequr nga vendimi për fejesën me një djalë që vajza nuk e donte.

Kjo, sipas saj e ka çuar që të ndërmarrë aktin makabër, duke e vrarë, mbështjellë dhe groposur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco