Mori 25 mijë euro për të zbutur dënimin e një të akuzuari, avokati Petraq Semani mbërrin në SPAK për t’u njohur me masën

Mori 25 mijë euro për të zbutur dënimin e një të akuzuari, avokati Petraq Semani mbërrin në SPAK për t’u njohur me masën

13:11, 22/02/2024
A+ Aa A-

Avokati Petraq Semani është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë Semani akuzohet nga prokuroria se mori 25 mijë euro nga të afërm të një personi të dënuar me 15 vjet burg për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, për të ndikuar në zbutjen e dënimit të tij.

Në një njoftim për mediat SPAK bën me dije se Semani hetohej për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet e prokurorisë kanë gjetur se Semani mori nga të afërm të personit të dënuar të identifikuar si Ll.D, 25 mijë euro. Kësti i parë prej 9550 euro i është dorëzuar në shtëpinë e Ll.D dhe dorëzimi i parave është filmuar. Pjesa tjetër e parave sipas prokurorisë i është dhënë avokatit me këste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco