4 ton kokainë nga Ekuadori drejt BE çdo muaj/ Europol godet bandën shqiptare

12:01, 16/02/2024
A+ Aa A-

Një rrjet i trafikut të drogës nga Ekuadori drejt vendeve të BE-së është goditur nga policia spanjolle në koordinim me Europol, ku mori pjesë edhe policia shqiptare si dhe SPAK.

Në kuadër të këtij operacionin ndërkombëtar të koduar ‘La Pampa’, janë arrestuar 31 persona, në Spanjë dhe Ekuador, sekuestruar 25 makina, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.

'Autoritetet ligjzbatuese nisën një hetim për një biznesmen italian me origjinë argjentinase me banim në Marbella. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se këto kompani përdoreshin për fshehjen e aktiviteteve kriminale dhe transaksioneve financiare. Autoritetet identifikuan lidhjen kriminale të biznesmenit me një shtetas shqiptar me banim në Ekuador. Shtetasi shqiptar orkestroi importimin e kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe shpërndarjen e saj më pas në BE.

Informacionet operative tregojnë se biznesmeni kishte një marrëveshje kontraktuale me furnitorët kolumbianë për të marrë 4 ton kokainë çdo muaj në Ekuador.

Organizata punësoi kompani ekuadoriane frutash si një front për të importuar kokainë në BE, duke përdorur metoda të ndryshme transporti. Shpesh, sasi më të vogla kokaine fshiheshin brenda dërgesave me banane, që varionin nga 15 deri në 40 kg. Pavarësisht sasive të ndryshme, kompania mohoi vazhdimisht çdo përfshirje në aktivitetet e trafikimit. Organizata organizoi transportin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga porti i Guayaquil drejt portit të Algeciras dhe porteve të tjera evropiane', njofton Europol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco