FOTO/ ‘Shtëpi burg’ në Kodër Institut, dalin pamjet e banesës së 34-vjeçarit/ Ja si e kishte ‘rrethuar’ shtepinë për të monitoruar gruan

FOTO/ ‘Shtëpi burg’ në Kodër Institut, dalin pamjet e banesës së 34-vjeçarit/ Ja si e kishte ‘rrethuar’ shtepinë për të monitoruar gruan

12:19, 06/02/2024
A+ Aa A-

Kjo është banesa e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili prej kohësh e ka kthyer atë në një “Big Brother”, për të monitoruar lëvizjet e bashkëshortes së tij.

Banesa ndodhet në zonën e njohur si Kodër Institut, ndërsa sipas asaj që mëson media, 34-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermani, shtet në të cilin punonte.

Policia ka vënë në pranga të riun  pas denoncimit të bashkëshortes së tij, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dyshimet e para lidhen me shkaqe xhelozie, ndërsa pritet që të merren në pyetje e shoqja dhe nëna e tij, e cila jetonte në të njëjtën banesë.

Çifti janë prindër të katër fëmijëve të mitur, ndërsa dyshohet se Mandri përveç izolimit që i kishte bërë të shoqes, edhe e dhunonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco