Persona të panjohur dëmtojnë aparatin për tërheqjen e dokumenteve personale në Zveçan

Persona të panjohur dëmtojnë aparatin për tërheqjen e dokumenteve personale në Zveçan

11:15, 06/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se në Zveçan është dëmtuar aparati për tërheqjen e dokumenteve personale që ndodhet afër Qendrës së Regjistrimit të automjeteve.

Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Asgjësim, dëmtim, ose heqje e instalimeve publike”.

“Rr. Nemanja, Zveçan / 02-05.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur është dëmtuar ekrani i aparatit që shërben për tërheqjen e dokumenteve personale që gjendet në afërsi të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco