SYRI TV/ Ishte dënuar për plagosje të lehtë, vetëvritet në komisariat nënkomisari Pjeçi

20:13, 25/01/2024
A+ Aa A-

Vetëvritet me armën e shërbimit në zyrën e tij në komisariatin e policisë së Durrësit nënkomisar, Arben Pjeçi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes ku mësohet se shkak për këtë veprim që ka ndërmarrë oficeri i policisë ka qenë pezullimi i tij nga detyra e punonjësit te policise.  Sipas një njoftimi për shtyp mesohet se kanë qenë familjarët e oficerit të Policisë Arben Pjeçi, që kanë njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili mbante detyrën e specialistit të Policisë Kriminale në këtë komisariat. Pas njoftimi nga Komisariati i Policisë Durrës filluan veprimet për kërkimin dhe gjetjen e specialistit.

Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së tij.  Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Sipas policisë mësohet se Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.  Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Mësohet nga burimet se Pjeci ka pasur një konflikt me fqinjin të cilin e ka plagosur lehtë dhe është dënuar. Këtë të enjte ai duhet të linte detyrën, por pasi ka shkuar në zyrë është mbyllur në të dhe  dyshohet që në kushte të rënda psikologjike është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco