SYRI TV/ Aksidentohet në punë, humb jetën 53-vjeçari

15:33, 25/01/2024
A+ Aa A-

53-vjeçari nga Divjaka, Ilir Lena ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në një pikë grumbullimi të prodhimeve bujqësore. 

SYRI TV

Një 53-vjeçar nga Divjaka ka ndërruar jetë pasi  u aksidentua në vendin e punës. Ngjarja ndodhi paraditen e të enjtes, në ambientet e një subjekti privat, që ushtron aktivitetin në paketimin e produkteve ushqimore.

53-vjeçari Ilir Lena ishte punonjës në këtë subjekt, dhe dyshohet se është aksidentuar nga një makineri.

Konkretisht, sipas kolegëve të tij në pikën e grumbullimit dhe amballazhimit të prodhimeve bujqësore, Ilir Lena është aksidentuar nga një kosh i ngarkuar me karrota.

Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjes, por ka humbur jetën në autoambulancë.

Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco