Përplasen makinat në Shkodër  - Velipojë /Humb jetën fëmija 4-vjeçar

Përplasen makinat në Shkodër - Velipojë /Humb jetën fëmija 4-vjeçar

14:11, 25/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje rëndë është regjistruar në Shkodër.

Si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë” ka humbur jetën një 4-vjeçar

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco