EMRI/ FOTO/ I shpëtoi atentatit mafioz në Greqi, identifikohet shqiptari

EMRI/ FOTO/ I shpëtoi atentatit mafioz në Greqi, identifikohet shqiptari

11:51, 25/01/2024
A+ Aa A-

Një atentat me armë është shënuar rreth orës 23:30, mbrëmjen e së mërkurës në zonën Ahaja, 25 km në perëndim të Patrës në Peloponez.

Sipas policisë lokale, një person ende i panjohur, që ndodhej në një automjet të markës “Citroen” me xhama të zinj, iu afrua vetëm pak metra larg banesës së tij dhe qëlloi të paktën 3 herë me një pistoletë 9mm, ndaj shtetasit shqiptar Emil Backa, i datëlindjes 1981 dhe banues në rrugën 'Paleologu 8' në Ahaja.

Backa mori plagë të rënda, por mjekët thonë se për momentin ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në trupin e viktimës ka mbetur ende një plumb, ndërsa ai është dërguar në spitalin universitar të Patrës, ku mbahet në reanimacion në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit.

Policia thotë se autori i dyshuar mundi të largohet me shpejtësi nga zona, ndërkohë që po zhvillohen hetime për gjetjen e tij.

Burime policore thanë se po hetohet pista e luftës mes bandave të drogës, pasi viktima ka precedent penal për trafik droge.

Ai është liruar nga burgu famëkeq i Korridhalosit, ku mbahej për trafik narkotikësh, në mars të 2023 dhe dyshohet se ende vazhdon trafikun e narkotikëve në zonë.

Dritë mbi atentatin pritet të japë vetë viktima, i cili do të merret në pyetje sapo të jetë në gjendje të aftë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco