Korçë/ Denoncon zhdukjen e vajzës, e mitura thotë se ka ikur me dëshirë

Korçë/ Denoncon zhdukjen e vajzës, e mitura thotë se ka ikur me dëshirë

16:23, 26/12/2023
A+ Aa A-

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa lënë gjurmë. Ka qenë nëna e saj që ka bërë denoncimin në Polici.

Uniformat blu njoftojnë se kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturës.

“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në një njoftim të mëhershem te policisë.

Burime policore thanë se në vijim të informacionit të mësipërm, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të një 15-vjeçareje nga fshati Drenovë, Korçë, ju informojmë se kjo shtetase është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco