Berat/Policia arreston një 65-vjeçar dhe sekuestron armë e municione luftarake

Berat/Policia arreston një 65-vjeçar dhe sekuestron armë e municione luftarake

21:38, 20/12/2023
A+ Aa A-

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka nisur sot një operacion “blic” në zonën e Kutallisë. Mesohet,  se në pranga ka rënë 65-vjeçari, Enver Shehu.

Mësohet se pjesë e këtij operacioni janë bërë të gjitha strukturat e DVP-së Berat dhe qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim, kultivimi i hashashit, gjetja e armëve e municioneve etj. Mësohet se në një banesë në fshatin Drenovicë është gjetur një arsenal armësh e municionesh.

Sipas burimeve, policia ka sekuestruar deri më tani 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fushekë e municione luftarake. Në prangat e policisë ka rënë 65-vjeçari Enver Shehu, ndërkohë që aksioni po vijon ende./BalkanWeb 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco