Arrestimet për përdhunimin e dy vajzave, njëra e mitur, ndez konflikte mes familjeve për të vërtetën

Arrestimet për përdhunimin e dy vajzave, njëra e mitur, ndez konflikte mes familjeve për të vërtetën

13:56, 16/12/2023
A+ Aa A-

Berat - Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, ku dy të rinj të moshës 20 dhe 33-vjeçare u arrestuan me akuzën e përdhunimit të dy kunatave, respektivisht 16 dhe 20 vjeçe  vazhdon të thellohet edhe më tej.

Ditën e sotme ka thyer heshtjen familja e 33-vjeçarit Andon Shoshari dhe familja e vajzës së mitur. Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se e kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur bashkëjetesë me dy djemtë.

Kunati i Andon Shosharit thotë se e gjitha është një gënjeshtër. "Andon Shoshari ka bashkëjetuar (si të martuar) dy vite më parë me 16-vjeçaren, kur ajo ishte 14-vjeçe, ashtu siç bëjmë ne romët dhe kanë ndenjur disa muaj bashkë e më pas janë ndarë. Ne jetojmë ngjitur me familjen e vajzës, kemi edhe hyrje- dalje familjare, vajza është e fejuar. Andoni kishte dalë për kafe me shokun e vet dhe familja Kovaçi, ku vajza është fejuar, e kanë bërë nga inati duke e detyruar vajzën të denoncojë Andonin, pasi kishin marrë vesh se ajo kishte qenë më parë e martuar me të. Andoni është në burg pa prova e pa fakte, vetëm duke u bazuar në fjalët e vajzës"-,ka thënë ai.

Rudina J., nëna e së miturës, pohon se Andoni është djali i kunatës së saj, me të cilin vajza e saj ka pasur një lidhje disa vite më parë. Ajo deklaron se të dy djemtë janë djem të mirë dhe nuk e kanë kryer atë vepër. Sipas Rudinës,çupa e saj është gënjyer nga familja e të fejuarit dhe ka gënjyer në polici për ngjarjen. “Mua, kunati, vjehrra dhe i fejuari i çupës nuk më lënë ta takoj çupën time”, shprehet Rudina J.e cila kërkon nga shteti që vajza t’i kthehet në shtëpi.

Babai i 20-vjeçarit Andon Shoshari ka deklaruar se të gjithë akuzat ndaj djalit të tij janë të pavërteta,se gjithçka është bërë për inat pasi ai ka pasur një lidhje me vajzën e mitur 16 vjeçe dhe pastaj janë ndarë. Ai deklaron se familja e tij dhe e vajzës janë në miqësi mes tyre, se vajza është vajza e kunatit të tij.Sipas tij,gjithçka ka ndodhur për xhelozi pasi djali kalonte çdo ditë në lagjen "Uznovë", ku jeton familja ku është fejuar vajza.

Babai i Andonit ka pohuar se pasi ishin informuar për denoncimin, ai e ka çuar vetë djalin në polici për tu sqaruar. Sipas tij,duhet të kryhen hetime të plota pasi djali i tij nuk ka bërë asgjë. Ai deklaron se komuniteti i tyre i marton vajzat sapo mbushin moshën 12-vjeçe dhe mediat nuk duhet të flasin gjëra të pavërteta.

Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, dy të rinjtë e akuzuar për përdhunim janë dërguar në ambientet e paraburgimit të Fierit dhe pritet që Gjykata e Shkallës së Parë Berat të vendosën për ta, brenda afateve ligjore, masën e sigurisë, ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigjja e ekpertizës mjeko-ligjore e kryer mbi vajzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco