‘Armën e futa para 20 ditësh': Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt, ndalohet drejtori i burgut dhe 12 punonjës

‘Armën e futa para 20 ditësh': Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt, ndalohet drejtori i burgut dhe 12 punonjës

11:25, 16/12/2023
A+ Aa A-

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më pranoi në sektor. Armën e kam futur para 20 ditësh apo një muaji.”

Këto janë pjesë të shkëputura nga dëshmia që ka dhënë para hetuesve, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj, i cili ekzekutoi me armë brenda në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dje, të dënuarin tjetër Arben Lleshi.

Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi, thonë burimet e SYRI TV.

Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh e është rregulluar ditët e fundit.

Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga Drejtori dhe gjithë zinxhiri komandues.

Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj, vrasja të jetë bërë me pagesë.

Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret pasi do të rimerret sërish në pyetje.

Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco