Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi Konferencë për mediat

Atentati ndaj makinës së 42-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e objektit të sulmit në Tiranë: S’kam konflikte

Atentati ndaj makinës së 42-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e objektit të sulmit në Tiranë: S’kam konflikte

13:49, 14/12/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga atentati sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45. Autori që qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së 42-vjeçarit Rudolf Zefi, ishte në këmbë.

Sakaq, Zefi ishte në makinë bashkë me vëllanë kur ndodhi ngjarja në fjalë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, që do të bëjnë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili sapo qëlloi me armë u largua nga vendngjarja. Në dëshminë e tij në polici 42-vjeçari ka pohuar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka asnjë konflikt të hapur. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco