Ish-kryeprokurorja Imeraj: Afera e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të hetoheshin në një dosje të vetme

Ish-kryeprokurorja Imeraj: Afera e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të hetoheshin në një dosje të vetme

21:39, 11/12/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tha mbrëmjen e sotme se afera e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës duhet të hetoheshin në një dosje të vetme.

Ajo renditi arsyet në emisionin e Alba Alishanit. Imeraj tha se një arsye është se në të 3 inceneratorët janë përdorur mekanizma të njejtë dhe personazhe të njejtë.

Gjithashtu, ish-kryeprokurorja deklaroi se hetimi në një dosje të vetme do të zbardhte zinxhirin e plotë të aferës së shekullit.

“Ajo që na bën ne për ta diskutuar është pjesa që lidhet me faktin dhe që duhet t’i rikthehemi dhe njëherë, ndoshta për efekte procedurale në radhë të parë, por edhe të një hetimi më të plotë dhe në koherencë në çdo detaj në kohën e duhur, do të ishte e mundur që Prokuroria e Posaçme të kishte vendosur të hetonte hetimin për inceneratorët në një dosje të vetme. Pra, qoftë Elbasani, Tirana dhe Fieri. Edhe për shkak të personazheve të njejtë, por po të shohim mekanizmat e përdorur, personat e dyshuar janë të njejtët.

Nëse hetimi do të ishte në një dosje të vetme, atëherë do të jepet mundësia që të merrej zinxhiri se si ka ndodhur që nga momenti i fillimit e deri te momenti i nënshkrimit të kontratave.

Dhe nga ana tjetër, do ishte edhe një e mirë tjetër në rangun procedural që të mos i caktoheshin një individi të vetëm 3 masa sigurimi. Në fakt, në thelb, pavarësisht nga rrezikshmëria e veprës, e autorit dhe provat e administruara rrezikohen disa standarde”, u shpreh ajo.

Imeraj theksoi se hetimi në dosje të ndara krijon dyshime për stardardet që përdoren në secilën dosje.

“Hetimi në mënyrë të veçuar të këtyre dosjeve, sjelle edhe këtë që secili prej nesh t’i lindë e drejta për të krijuar një linjë dyshimi, nëse janë trajtuar të gjithë njësoj”, nënvizoi ish-kryeprokurorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco