Kanosi një shtetase, procedohet në gjendje të lirë 30-vjeçari në Shkodër

Kanosi një shtetase, procedohet në gjendje të lirë 30-vjeçari në Shkodër

13:14, 10/12/2023
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi ka kanosur një shtetase. Ndërsa një 37 vjeçar banues në Sarandë u procedua në gjendje të lirë pasi ka bërë njoftim të rremë në polici.

Njoftimi i policisë Shkodër:

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 30 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi ka kanosur një shtetase.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 71 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve të gazit, i ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. U., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë njoftim të rremë në Polici.
-
Shkodër/Gjatë natës janë vjedhur disa pajisje pune në repartin e zdrukthtarisë në në lagjen “Salo Halili”. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe po punojnë për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit/ëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco