FOTO/ Dritan Goxhaj padit ministrin Ulsi Manja për shpërdorim detyre

FOTO/ Dritan Goxhaj padit ministrin Ulsi Manja për shpërdorim detyre

11:25, 08/12/2023
A+ Aa A-

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, dy muaj pasi fitoi lirinë me një vendim të Gjykatës së Apelit që refuzoi ekstradimin e tij në Hagë, ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

Ish-ushtari i UÇK akuzohej për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë, por Apeli rrëzoi akuzat dhe vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Tanimë Goxhaj ka dorëzuar një kërkesëpadi ku kërkon nisjen e procedimit penal ndaj ministrit Manja, për veprën “Shpërdorim Detyre” e parashikuar dhe sanksionuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Sipas tij, arrestimi që është iniciuar nga Ministri i Drejtësisë duke i hapur rrugë kërkesës për ndihmë juridike të Dhomave Speciale të Kosovës dhe pranimi i letër-porosisë pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, tregojnë se është qartësisht politik dhe i jashtëligjshëm.

gallery}

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco