Blendi Teta rrëfehet në gjykatë, mohon të ketë lidhje me vrasjen e Santiago Malkos

Blendi Teta rrëfehet në gjykatë, mohon të ketë lidhje me vrasjen e Santiago Malkos

12:51, 06/12/2023
A+ Aa A-

Blendi Teta, një nga të dënuarit për vrasjen e Santiago Malkos, dëshmoi në gjykatë në procesin që po zhvillohet në mungesë ndaj 5 personave të tjerë mes tyre edhe vëllezërve Duka.

Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa ka rrëfyer se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë në një drekë me disa menaxherë lotarish, përfshi edhe vëllezërit Duka.

Ai gjithashtu ka treguar para gjykatës se për të njëjtën çështje është marrë dhe është mbajtur peng nga anëtarët e grupi që drejtohej nga një shumë i kërkuar nga drejtësia, të cilët kërkonin të dinin kush ishin vrasësit e Malkos dhe se ku qëndronin vëllezërit Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco