EMRI/ I mbeti ushqimi në fyt, ndërron jetë i burgosuri në IEVP Lezhë

EMRI/ I mbeti ushqimi në fyt, ndërron jetë i burgosuri në IEVP Lezhë

11:06, 04/12/2023
A+ Aa A-

Një person i dënuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Lezhës pasi ishte dërguar me urgjenca nga IEVP Lezhë pas problemeve të shfaqur me shëndetin.

Mësohet se shtetasi Gezim Petrit Beneshi ka shfaqur probleme duke u ushqyer pasi i është bllokuar frymëmarrja.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se pas transportimit në spital, Benshi ka humbur jetën.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE eshte marre njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekesore ‘Mjekim i detyruar ne nje institucion mjekesor’ per kryerjen e vepres penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i eshte bllokuar frymemarrja.

- Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me mase mjekesore ‘Mjekim I detyruar ne nje institucion mjekesor’ me diagnoze ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2x1 tablete , lerkanidipine 10 mg 1 tablete ne dite , furosemil 40 mg 1 tablete ne mengjes ,aspirine protekt 100 Mg 1 tablete ne dite , omeprazol 20 mg 1 tablete ne mengjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, ne seksionin e masave mjekesore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati I Policise Kavaje.

- Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjehere mjekun e sherbimit ,ku I eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe jane konstatuar shenja jete. Eshte nisur urgjentisht me ambulance e institucionit I shoqeruar nga stafi mjekesor drejt Spitalit Rajonal te Lezhes me shenja jete.

- Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal I Lezhes per ndarjen nga jeta te shtetasit Gezim Beneshi.

- Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco