'Të paktën 1700 kriminelë të rrezikshëm nga Shqipëria lëvizin lirisht', gjykon policia britanike

'Të paktën 1700 kriminelë të rrezikshëm nga Shqipëria lëvizin lirisht', gjykon policia britanike

10:14, 04/12/2023
A+ Aa A-

Policia britanike ka frikë se të paktën 1700 kriminelë të rrezikshëm nga Shqipëria lëvizin lirisht në Britani.

Bosë të drogës, kontrabandistë të njerëzve, mashtrues dhe trafikantë të prostitucionit mendohet se janë në mesin e individëve që janë të lirë, shkruan Daily Mail.

Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri, në përpjekje për t'i nxjerrë ata para drejtësisë.

Besohet se të gjithë të dyshuarit mbërritën fshehurazi në Britaninë e Madhe me varka të vogla dhe kamionë.

Shifra doli në dritë pasi Ministri i Brendshëm britanik James Cleverly u takua me Ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Një burim i brendshëm tha: 'Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë të organizuar të rrezikshëm, me të cilat Policia shqiptare e furnizoi shumë shpejt. Kurse Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që të mund të fillojë konfiskimin e fitimeve të tyre të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri.'

Në fillim të këtij viti, lordi i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me dhjetë vjet për planin për të importuar mijëra kilogramë kokainë dhe heroinë në Mbretërinë e Bashkuar. Home Office tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të godisnin 'financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e emigracionit të organizuar'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco